American Councils for International Education
52 Rexhep Luci Street, 2nd Floor 10000 Pristina, Kosovo
Rreth Kompanisë

Këshilli Amerikan në Kosovë 

Këshilli Amerikan, me lokacion në qendër të Prishtinës, është hapur në vitin 2005. Përgjatë viteve të punës së tij, Këshilli Amerikan ka administruar dhe mbështetur bursa ndërkombëtare për qindra edukatorë dhe profesionistë të fushave të ndryshme, si dhe studentë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Këshilli Amerikan punon së afërmi me Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë dhe bashkëpunon ngusht me partnerët vital, përfshirë Ministrine e Arsimit dhe Shkencës, USAID-in dhe organizatat vendore, si dhe institucionet publike dhe sektorin privat.

Rreth Këshillit Amerikan   

Institucionet më të suksesshme të botës dhe kombet e vendosura punojnë me Këshillin Amerikan për Edukim Ndërkombëtar përmes shkëmbimit kulturor, trajnimit gjuhësor dhe zhvillimit profesional.  

Që nga viti 1974, profili ynë arsimor është zgjeruar duke përfshirë 90 vende të rëndësishme për sigurinë kombëtare, prosperitetin dhe paqen. Programet tona mbështeten nga kërkime të hollësishme për të siguruar cilësinë dhe integritetin e tyre. Pjesëmarrësit tanë përfaqësojnë një spektër të gjërë nxënësish, nga niveli i shkollimit të mesëm deri tek niveli postdoktoral dhe profesional. 

Deri më sot, ne kemi ndërtuar një komunitet me më shumë se 94,000 alumni, përfshirë udhëheqës kombëtarë, ministra, deputetë, ambasadorë dhe CEO.

Misioni 

Këshilli Amerikan forcon lidhjet ndërkombëtare dhe mirëkuptimin e ndërsjellë përmes përsosmërisë në shkëmbimin akademik, profesional dhe kulturor, përvetësimin e gjuhë, zhvillimin arsimor dhe kërkimin shkencor. 

Vizioni  

Fuqizimi i individëve dhe institucioneve për të adresuar sfidat në një botë të larmishme dhe të ndërlidhur. 

Lexoni më shumë rreth politikës sonë të privatësisë këtu. 

Pozitat e biznesit
Fundraising Manager

1 vit më parë

Ka skaduar

Full time Independent Contractor

1 vit më parë

Ka skaduar

Independent Consultant

1 vit më parë

Ka skaduar

Program Communications and Outreach A...

2 vjet më parë

Ka skaduar

Program Communications and Outreach A...

2 vjet më parë

Ka skaduar

YES Program Coordinator, Kosovo

2 vjet më parë

Ka skaduar

  • Të punësuar 25-50
  • Shikime 46 391
  • Rrjetet solicale: