About AgroVinifera SH.P.K.
AgroVinifera sh.p.k. është themeluar me një kapital të përbashkët amerikan dhe kosovar, me seli në Rahovec.
Qendra për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Agrovinifera SHPK i ka tri shtylla kryesore të veprimtarisë:
1. Ofrimin e shërbimeve këshillimore
2. Përgatitjen dhe implementimin e Projekteve
3. Shitjen dhe distribuimin e imputeve bujqësore, paisjeve bujqësore dhe mallrave tjera që kanë të bëjnë me bujqësinë.
Kompania ka qendrën e trajnimit dhe ekipin e shërbimeve këshilluese të cilët janë përgjegjës për kryerjen e vizitave në terren me qëllim të monitorimit të situatës dhe ofrimit të këshillave praktike, si dhe mbajtjen e seminareve dhe punëtorive për fermerët, blerësit dhe shpërndarësit e mallrave dhe materialeve/paisjeve të kompanisë.
Për të qenë në përputhje me politikat dhe proceset e bujqësisë dhe zhvillimit rural, të ndjekur nga shteti dhe të sugjeruara nga BE-ja, përmes procesit të politikave të integrimit, kompania angazhoi konsulentë vendorë dhe të huaj, për të drejtuar zyrën e menaxhimit të projekteve, e cila është përgjegjëse për përgatitjen e planeve të biznesit, hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Shitja dhe distribuimi i produkteve që lidhen me bujqësi bëhet në gjithë territorin e Kosovës dhe përfshinë produkte dhe servise si: plehra (të lëngshme organike, artificiale dhe ato granulare, kristalore), produktet për mbrojtjen e bimëve (fungicidet, insekticidet, herbicidet ), fidanet (te pemëve, hardhisë së rrushit dhe perimeve), farërat (të perimeve dhe kulturave lavërtare), serrat dhe materialet e nevojshme për serrat, shtyllat për vreshtat, pemët dhe sistemet anti-breshër për vreshtat dhe pemët.
Business positions
AGJENT PËR PROMOVIMIN DHE SHITJEN E P...
- Published: 15-08-2022
- Expire: 15-09-2022