About Agjencia për Informim dhe Privatësi
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) është agjenci e pavarur, përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike dhe Ligjit Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, me qëllim që të mbrohen të drejtat dhe liritë themelore të personave fzikë, në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, si dhe garantimin e qasjes në dokumente publike. Agjencia vepron me pavarësi të plotë në përmbushjen e detyrave dhe ushtrimin e kompetencave, në pajtim me këtë ligj dhe i përgjigjet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në përmbushje të detyrave të saj dhe ushtrim të kompetencave të saj, vepron e lirë nga ndikimi i jashtëm, i drejtpërdrejtë ose jo, dhe nuk kërkon apo merr udhëzime nga askush.
Detyrat dhe kompetencat e AIP-së janë të përcaktuara në dispozitat e dy ligjeve për të cilat është përgjegjëse për t’i mbikëqyrur.
Në bazë të Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, Agjencia është kompetente për ndërmarrjen dhe shqiptimin e masave të parapara me këtë ligj, si dhe për promovimin dhe trajnimin e institucioneve publike në zbatimin e këtij ligji. Si shtesë e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të parashikuara me këtë ligj dhe ligje të tjera, Agjencia ka edhe detyra dhe përgjegjësi si:
të monitorojë dhe raportojë në lidhje me përputhshmërinë dhe respektimin e këtij Ligji nga institucionet publike; të rekomandojë ndryshime dhe reforma të natyrës së përgjithshme, por edhe specifke, të drejtuara një institucioni specifk në lidhje me të drejtën për qasje në dokumente publike; të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbajtjen e trajnimeve për zyrtarët publikë për qasje në dokumente publike dhe për zbatimin efektiv të këtij ligji; të publikojë detyrimet e institucioneve publike që rrjedhin nga ky ligj dhe të drejtat e secilit person të parashikuar me këtë ligj; të ndërmarrë dhe shqiptojë ndonjërën nga masat e parashikuara me këtë ligj për zbatimin efektiv të këtij Ligji.
Agjencia është gjithashtu kompetent që të inicioj procedurën për deklasifikimin e dokumenteve të klasifikuara sipas ligjit përkatës për klasifikimin e dokumenteve.
Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave dhe pa cenuar detyrat e tjera të përcaktuara sipas këtij ligji, Agjencia ka detyra dhe përgjegjësi si: mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji; të jep këshilla organeve publike dhe private për çështjet lidhur me mbrojtjen e të dhënave; të informon publikun për çështjet dhe zhvillimet në fushën e mbrojtjes së të dhënave; promovon dhe përkrahë të drejtat themelore për mbrojtjen e të dhënave personale; vendosë lidhur me ankesat e subjektit të të dhënave; këshillon Parlamentin, Qeverinë, institucionet dhe organet e tjera të brendshme mbi masat legjislative dhe administrative në lidhje me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të personave fzikë për sa i takon përpunimit të të dhënave; kryen inspektime lidhur me zbatimin e këtij ligji; sipas rastit, kryen një rishikim periodik të certifkimeve të dhëna në pajtim me nenin 43 të këtij ligji dhe mund të tërheqë certifkimin, në rast se nuk plotësohen kriteret e certifkimit; me vetiniciativë ose me kërkesë, jep opinione për institucionet publike dhe organet tjera, si dhe publikon për çdo çështje lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia bashkëpunon me organet shtetërore, ndërkombëtare dhe organet e Bashkimit Evropian, lidhur me çështjet që konsiderohen të rëndësishme për qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.
Business positions
Zyrtar inspektimi (2), Zyrtar Ligjor,...
- Published: 09-02-2023
- Expire: 16-03-2023
Zyrtar i lartë për inspektim
- Published: 29-09-2022
- Expire: 13-10-2022
Zyrtar inspektimi
- Published: 29-09-2022
- Expire: 13-10-2022
Zyrtar i Lartë Ligjor - Divizioni për...
- Published: 12-08-2022
- Expire: 26-08-2022
Zyrtar i Lartë Ligjor - Divizioni për...
- Published: 12-08-2022
- Expire: 26-08-2022
Zyrtar Ligjor
- Published: 12-08-2022
- Expire: 26-08-2022