Company
Shield Recruitment & HR SH.P.K
Categories
Economy
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
1573
Shield Recruitment & HR kërkon Koordinator të Transportit (1 vend pune) për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e zhdoganimit të mallrave dhe automjetëve me seli në Prishtinë.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Pranon njoftime për mall të gatshëm dhe përditëson inventarin e klientit, në mënyrë që të mbajë evidencë nëse malli është ende në magazinë të furnitorit, në depo të klientit, në rrugë apo ka arritur;
- Komunikon me klientët lidhur me organizimin dhe përpilimin e të gjitha dokumentacioneve të udhëtimit (packing list, fatura, certifikata, etj)
- Njeh ligjet ndërkombëtare të transportit dhe vëçanërisht të Kazakhstanit dhe Mongolisë;
- Gjen dhe kontrakton transportuesit me kohë (rreth 600-800 transporte vjetore)
- Mbanë evidencën ditore të pozicioneve të transportuesit (duke përfshirë detajet e mallit që mbanë transporti dhe për cilin projekt/destinacion është;
- Të ketë njohuri lidhur me shkarkimin dhe ringarkimin e mallit ”trans-shipment” dhe demurrage;
- Të ketë njohuri rreth organizimit në depot doganore në rast nevoje;
- Të ketë njohuri për import dhe eksport;
- Të ketë njohuri rreth programeve të transportit, gjurmimit dhe monitorimit të tyre;
- Të ketë njohuri për transporte rrugore, detare dhe ajrore;
- Përgjegjës për monitorimin e ndryshimeve në ligje si dhe rregulloreve në fushën e doganave dhe operacioneve të zonës së lirë;
- Përgjegjës të planfikikoj dhe përgatis: proceset operacionale të kompanisë, strategjinë dhe proceset e shitjes në përputhje me objektivat e kompanisë, të zhvilloj aktivitetet e kompanisë në përputhje me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës duke ndjekur parimet dhe standardet e mirëfillëta të industrisë në të cilen vijon aktivitetin e saj kompania;
- Përgjegjës në përkrahjen e të punësuarve, ruajtjen e paisjeve, inventarit dhe të mirave materiale të cilat i janë besuar në mënyrë të duhur, si dhe përkujdesjen për atmosferë të mirë të punës, me qëllim që kompania të arrijë suksese në afarizmin e tij.
- Analizon dhe përpilon strategjinë e organizimit të transportit në mënyrën më efiçiente të mundëshme dhe shitjes së shërbimeve në përputhje me kërkesat e klientit dhe objektivat e Kompanisë;
- Organizimi me përpikmëri dhe korrektësi i transportit të mallrave nga vendi i origjinës deri në destinacionin e kërkuar nga klienti sipas kërkesave specifike të klientit dhe në përputhje me procedurat operacionale të kompanisë;
- Mbledh oferta nga transportuesit dhe zgjedh shërbimin më të përshtatshme;
- Llogaritë dhe mban raporte mbi shpenzimet e transortit dhe vonesave si Storage & Demurrage;
- Kontrollon disponueshmërinë llojet e kërkuara transportin, organizimin e transportit të duhur, kryerjen e operacioneve të ngarkim-shkarkimit, vendosjen dhe stokimin e mallrave, dokumenteve dhe korrespondencës, ekzekutimin korrekt të dokumentacionit të pranimit;
- Komunikim korrekt dhe professional me klientet si në procedurë standarte të operimit ashtu dhe në zgjidhjen e problemeve logjistike dhe ankesave të klientit;
- Përgjegjës për zgjerimin e aktivitetit me klient të rinj;
- Saktësia në marrjen e informacioneve të domsdoshme nga kërkesat e klientëve dhe përpunimi i të dhënave për organizimin e transportit të ngarkesave në kohën e duhur;
- Evidenton dhe zgjidh në kohë problemet që mund të dalin gjatë procedurës standarte të transportit;
- Mban të informuar palët e interesuara për statusin e mallit në transport;
- Komunikim dhe koordinim shumë i mirë me departmentet e tjera në kompani për përfundimin zinxhir të proceseve të punës nga ofertimi deri në faturimin e shërbimit ndaj klientit.
- Përgatitjen e raporteve periodike mbi rezultatet e arritura dhe përcaktimi objektivave për të ardhmen.
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
- Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.
Kualifikimet:
- Fakulteti i Ekonomik, Administrim Biznesi, Dogana dhe Shpedicione, apo të ngjashme;
- Së paku 5 vite përvojë punë në logjistik, transport, shpedicion(preferohet pervoje ne transporte Nderkombetare per import dhe eksport)
- Njohuri të thella profesionale, si dhe aftësi të shkëlqyeshme hulumtuese, analitike dhe organizative;
- Njohuri pune të programeve standarde të Office-it (Word, Excel, Power Point);
- Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;
- Njohja e gjuhës ruse është e preferueshme (jo obligative);
- Njohja e gjuhës italiane është e preferueshme (jo obligative);
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe të punes në ekip;
- Vetë-motivim dhe gatishmëri për të marrë përgjegjesi;
- Aftësi të mira organizative;
- Kualifikimet e lartë shënuar janë indikative.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: recruitment@shieldbrokers.com ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 31 Tetor 2023 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.