Company
DokuFest
Categories
Media and News
Number of positions
1
Job location
Prizren
Views
753
BASHKOJUNI EKIPIT TË DOKUFEST
DokuFest ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit për t’iu bashkuar ekipit duke hap thirrje për këtë vend pune në organizatë:
—Koordinator/e për komunikim dhe media
Aplikantët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme shkrimi në gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe;
- Të kenë aftësi në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
- Të kenë aftësi të shkëlqyeshme komunikimi për mirëmbajtjen dhe zgjerimin e marrëdhënieve me media;
- Të organizojë konferenca për shtyp, shkruajë dhe shpërndajë komunikata;
- Të shkruajë, përgatisë dhe shpërndajë Newsletter;
- Të definojë qëllimet e marrëdhënieve me publikun, duke zhvilluar dhe implementuar strategjinë përkatëse;
Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë letrën motivuese “Pse dëshironi të jeni pjesë e ekipit të DokuFest?”, pozitën për të cilën aplikoni si titull në email si dhe CV-në e detajuar në email adresën: apliko@dokufest.com
Afati i fundit për aplikim është 15.10.2023.