Company
Albina Dyla
Categories
Dizajn grafik
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
1805
KONKURS PUNE
Kompania “Albina Dyla BI” është në kërkim të një kandidati i/e me pozitë Dizajner/e e Modës.
Përgjegjësitë përfshijnë:
- Hartimi i skicave për produkte të reja me Ekipin e Dizajnit;
- Krijimi i modeleve për veshje, aksesorë të modës dhe veshje të tjera me përdorimin e programeve të softuerit të imazhit si Photoshop dhe Illustrator.
- Rishikimi i produktit për stilin dhe përshtatshmërinë gjatë prezantimit;
- Procesimin e projektimit nga konceptimi deri në stilimin përfundimtar;
- Kryerja e hulumtimit të tregut për të identifikuar tendencat, pëlhurat dhe teknikat e reja, dhe kërkimi i frymëzimit;
- Bashkëpunimi me Ekipin e Dizajnit për të zhvilluar ide për produkte të reja bazuar në të dhënat e kërkimeve;
- I raporton Menaxhmentit dhe Drejtorit;
- Sigurohet që produkti është në përputhje me strategjinë e biznesit;
- Testimi dhe vendosja e pëlhurave, ngjyrave, modeleve dhe teksteve për secilin dizajn;
- Mbikëqyrja e prodhimit të modeleve, duke përfshirë kryerjen e pajisjeve, përcaktimin e çmimeve dhe asistimin në marketing.
Kriteret
- Aftesi ne programet dixhitale te Dizajnit (Photoshop/Illustrator/Indesign);
- Aftesi ne hulumtim dhe ne parashikim te trendeve;
- Interes tejet te madhe ne boten e modes dhe mbi brendet e modes;
- Te pergatitur per te punuar ne grup si dhe te aftesi per te marr persiper projekte në mënyrë individuale;
- Gjuha Angleze niveli B2+
- Portfolio ose krijime te krijuara me programet e larte permendura;
- Diplomë Bachelor në Dizajn Mode ose fushë të ngjashme;
- Së paku tri (3) vjet përvojë në Dizajn;
- Të jetë i/e aftë me pakon e Google Suite dhe Adobe Illustrator;
- Disponueshmëria për të udhëtuar për kërkime dhe zhvillim produktesh;
- Aftësia për të bërë skica me dorë dhe në platfromën elektronike;
- Njohuri të shkëlqyeshme të stilit dhe ngjyrës;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi, në të shkruar dhe verbale;
- Aftësia për të arritur objektivat në afate të shkurtra kohore;
- Aftësia për t’i përmbushur disa afate kohore njëkohësisht;
- Njohuri për tendencat aktuale të modës.
Të gjithë kandidatët e interesuar, së bashku me CV-në & Portfolion e tyre mund të dërgojnë në email në humanresources@albinadyla.com duke shkruar në subjekt Aplikim për : Për Dizajner/e.
Afati i fundit për aplikim 27 Nentor 2023.