Company
Alma Sh.p.k.
Categories
Legal
Number of positions
1
Job location
Prishtina
Views
1236
KONKURS PËR PUNË
Kompania “ALMA” SH.P.K., shpall konkurs për pune.
POZITA E PUNËS:
- JURIST
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Përfaqëson kompaninë në të gjitha gjykatat e vendit, prokurori, përmbarues privat, inspektorate dhe institucione tjera shtetërore dhe merr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për mbrojtjen e interesave legjitime të kompanisë, duke paraqitur padi, përgjigje në padi, ankesa, propozime për përmbarim, prapësime, përgjigje në prapësime, kundërshtime, kallëxime penale, e tjera;
- Përgatitë kontrata komerciale dhe kontrata të tjera në lidhje me afarizmin e kompanisë;
- Përgatitë kontrata të punës, vendime të pushimeve, vendime për shqiptimin e masave disiplinore, vendime për ndërprerje të marrëdhënies së punës, e tjera;
- Përgatitë akte të brendshme të Kompanisë dhe harmonizimin e tyre me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
- Dhënien e këshillave ligjore dhe opinioneve të kërkuara nga menaxhmenti;
- Kryen edhe punë tjera profesionale në përputhje me vendin e punës me urdhër të personit përgjegjës sipas nevojës aktuale të paraqitur.
Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme:
- Diplomë universitare në Juridik;
- Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
- Etikë në punë dhe integritet të lartë;
- Shkathtësi për menaxhim të punës nënpresion;
- Shkathtësi të mira në përdorimin e MS Office;
- Njohja e gjuhës angleze përparësi;
- Patent shofer kategoria B, e domosdoshme;
- Përvojë pune së paku tre (3) vite.
Aplikimi bëhet online duke dërguar CV-në tuaj dhe dokumentacionin tjetër në lidhje me kualifikimin dhe përvojën e punës, në e-mail adresën: zulfisaiti@alma-m.com.mk
Në subjekt të shenohet pozita që aplikoni.
Data e publikimit: 10.08.2023
Data e mbylljes së publikimit: 19.08.2023